LAJMI I FUNDIT:

Bursat reaguan pozitivisht ndaj lajmeve të mira

Bursat reaguan pozitivisht ndaj lajmeve të mira

Indeksi kryesor i bursës në Tokio sot u ngjit në vlerën më të lartë gjatë dhjetë muajve të fundit, duke ndjekur ecjen ngritëse në Evropë dhe në SHBA.

Bursat reaguan ndaj të dhënave të publikuara për rritje të realizuar ekonomike në Gjermani dhe Francë në kuartalin e dytë të këtij viti dhe paralajmërimeve se recesioni në SHBA po qetësohet.

Indeksi në bursën japoneze Nikkei sot kërceu për 0,76 për qind në 10.597,33 pikë, ndërsa gjatë javës shënoi rritje për 1,78 për qind.

Në bursën e New York-ut, indeksi aksioner Dow Jones shënoi rritje për 0,4 për qind, ndërsa indeksi teknologjik Nasdaq shënoi rritje për 0,53 për qind.