LAJMI I FUNDIT:

Kriza po shkon drejt fundit

Kriza po shkon drejt fundit

Banka Qendrore Evropiane ka njoftuar se recensioni botëror po pakësohet dhe ka shenja pozitive që dëshmojnë se kriza po shkon drejt fundit. Në një publikim të fundit, ajo sqaron se në eurozonë aktiviteti ekonomik mbetet gjithsesi i dobët.

"Në vitin 2010 gjatë fazës së stabilizimit do të shihet një mëkëmbje graduale që është tregues pozitiv", thuhet në buletinin e muajit gusht.

Parashikime të mira mund të vijnë pas kësaj edhe për tregun e punës, goditur konsiderueshëm nga kriza ekonomike.

Sinjale pozitive kanë mbërritur edhe nga Gjermania, e cila rifilloi papritur rritjen ekonomike në tremujorin e dytë, duke shënuar një rezultat pozitiv prej 0,3 për qind të Prodhimit të saj të Brendshëm Bruto në krahasim me tremujorin e parë. Lajmin e ka dhënë Zyra Federale e Statistikave (Destatis).


Ekonomia më e madhe në Evropë nuk kishte regjistruar një përqindje rritjeje pozitive që prej tremujorit të parë të vitit 2008, shtoi Zyra në një komunikatë.

Arritja e ekonomisë gjermane i tejkaloi parashikimet: analistët e pyetur nga Dow Jones Newswires kishin parashikuar përsëri një rënie prej 0,2 për qind të PBB-së në tremujorin e dytë.

Përveç kësaj Destatis korrigjoi me rritje shifrën e GDP-së në tremujorin e dytë: ai afishoi një rënie prej 3,5 për qind, kundrejt -3,8 për qind të njoftuar fillimisht.

Gjermania ka përfituar nga fakti që importet kanë rënë më shumë se eksportet në tremujorin e dytë. /shekulli/