Shqipëria po josh një numër gjithnjë e më të madh të blerësve nga jashtë, për shkak të klimës së saj dhe shpenzimeve të ulëta për jetë.
Kështu shprehet Matthew Montagu Pollock, botuesi i revistës profesionale “Global Property Guide”. Shqipëria po josh një numër gjithnjë e më të madh të blerësve nga jashtë, për shkak të klimës së saj dhe shpenzimeve të ulëta për jetë.
Pollock theksoi se Shqipëria është duke kapërcyer tashmë periudhën e vështirë, që kishte kaluar nën izolimin komunist dhe jostabilitetit që pasoi dhe tani ka filluar të zërë hapin me Evropën, sa i përket cilësisë së jetës.
Sipas Pollock, “pjesa më e madhe e njerëzve synojnë të jetojnë në një shtet të nxehtë dhe me diell dhe Shqipëria sipas tij është një shtet i këtillë”.
“Në të gjitha anët, njerëzit preferojnë të jetojnë në rajone të nxehta bregdetare, e jo në rajone të lagështa dhe të ftohta. Shqipëria është një shtet me diell, gjendet në brigjet e Evropës, është një vend tejet i bukur dhe është ende i lirë”, theksoi Pollock.
Ai argumenton se blerja e pronës në Shqipëri është një investim i mençur, pasi sikundër thekson, “Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar se Shqipëria do të përjetojë shtimin më të madh ekonomik në Ballkan këtë vit, pas Malit të Zi”.
Në bazë të të informacioneve statistikore të publikuara nga Instituti për Hulumtim të Politikave Publike, të publikuara në dhjetor të vitit 2006, në Shqipëri para tri viteve kanë jetuar 190 shtetas britanikë kurse sivjet ky numër është disafishuar, duke mos llogaritur mijëra turistë anglezë që vijnë për pushime disaditore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë