LAJMI I FUNDIT:

INSIG-u, qeveria e nxjerr sërish në privatizim

INSIG-u, qeveria e nxjerr sërish në privatizim

Kompania do t'i nënshtrohet një procesi tjetër tenderi ndërkombëtar, për jo më pak se 39 mln euro Kompania shtetërore e sigurimeve "INSIG" është nxjerrë sërish në shitje, pas dështimeve të kaluara për privatizimin e saj. Tashmë qeveria ka nxjerrë në shitje paketën e plotë të aksioneve, që i zotëron në masën 100 për qind.

Në këtë projektligj parashikohet që kriteret e përzgjedhjes së investitorëve dhe kriteret e vlerësimit të ofertave për privatizimin e INSIG, sha-së, do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ndërsa struktura e formulës së privatizimit të INSIG-ut, është që deri në 100 për qind të aksioneve t’u ofrohet për shitje investitorëve, të cilët përzgjidhen me tender të hapur ndërkombëtar, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Në një nga nenet e projektligjit të miratuar dje thuhet se çmimi i ofruar nga blerësi nuk mund të jetë më i ulët se vlera mesatare, e përcaktuar në raportin e vlerësuesit ndërkombëtar. Kjo vlerë është 39 milionë euro.


Në fund të vitit të shkuar, qeveria njoftoi privatizimin e suksesshëm të kompanisë shtetërore të sigurimeve, njëra nga të fundit, ku shteti zotëronte shumicën e aksioneve.

Në njoftimin zyrtar thuhej se në fund të procesit, ofertën fituese e siguroi kompania amerikane American Reserve Life Insurance, e cila ofroi një çmim për kompaninë prej 41 milionë euro në total. Por transaksioni nuk u realizua dhe INSIG mbeti sërish me pronar shtetin. Për vitin 2008, "INSIG", u rendit e treta me 15.1% në tregun e sigurimeve të jo- jetës, dhe e dyra në tregun e sigurimeve të jetës.