LAJMI I FUNDIT:

Bosnja terhoqi 728 mln euro investime të huaja në 2008-ën

Bosnja terhoqi 728 mln euro investime të huaja në 2008-ën

Bosnja ka tërhequr në vitin 2008 rreth 728 milionë euro investime të huaja, rezultati i dytë më i mirë që prej përfundimit të luftës në vend (1992-1995), bëri të ditur sot Banka Qendrore e Bosnjes (CBBH).

Rezultati më i mirë është arritur në vitin 2007 me 818 milionë euro investime të huaja.

"Pavarësisht fillimit të krizës ekonomike botërore, Bosnje-Hercegovina ka arritur të tërheqë një numër relativisht të madh investimesh të huaja, që kapi shifrën 5,7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB)", shton CBB-ja në një komunikatë.

Investitorët austriakë përbëjnë numrin më të madh (21,3 për qind) të investitorëve në vendin e vogël ballkanik, një nga më të varfërit në Evropë dhe ku papunësia ka prekur rreth 40 për qind të popullsisë aktive.


Austria pasohet nga Sllovenia (18,5 për qind) dhe nga Rusia (15,8 për qind). /balkanweb/