LAJMI I FUNDIT:

Recesioni në SHBA po dobësohet

Recesioni në SHBA po dobësohet

Kumtesa e fundit e Bankës Qendrore amerikane lindi optimizëm midis investitorëve në Wall Street, me ç`rast të tri indekset udhëheqëse u rritën midis 1,15 dhe 1,47 për qind.

Njerëzit e parë të Bankës Qendror amerikane paralajmëruan mbylljen e programit qeveritar për stabilizimin e ekonomisë, me vlerësimin se recesioni po zvogëlohet.

Rezervat federale mbrëmë publikuan se do t`i ngadalësojnë planet për blerjen e treqind miliardë dollarë në letra me vlerë nga Departamenti amerikan i Financave.

Ky program, siç transmetoi “Zëri i Amerikës”, kishte për qëllim zvogëlimin e shkallëve konsumatore kamatore.


Njëherit banka shpalli se do t`i ruajë shkallët afatshkurte kamatore në afërsi të zeros, me qëllim që të inkurajohet kreditimi nga bankat.

Ndërkohë, të dhënat e reja tregojnë se në qershor është shënuar rritje e pakonsiderueshme e defiçitit tregtar amerikan me rritjen e importit për herë të parë në 11 muaj.

Zgjerimi i defiçitit amerikan indikon kërkesë të rritur nga konsumatorët amerikanë, shenjë kjo se recesioni ka filluar të dobësohet.