LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu premtoi mbështetje institucionale për KEK-un

Sejdiu premtoi mbështetje institucionale për KEK-un

Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu me bashkëpunëtorë, zhvilloi sot një vizitë në Korporatën Energjetike të Kosovës, në mihjen e Bardhit dhe Mirashit, si dhe në dy termocentralet e KEK-ut.

Në një takim me drejtuesit e bordit të KEK-ut, Sejdiu u njoftua rreth zhvillimeve në këtë korporatë dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme institucionale për të. Njëkohësisht, kryetari Sejdiu u bëri thirrje konsumatorëve të paguajnë shpenzimet e tyre. /rtklive/