LAJMI I FUNDIT:

Thaçi, do të fitojmë 400 milionë euro nga Aeroporti

Thaçi, do të fitojmë 400 milionë euro nga Aeroporti

Qeveria e Kosovës të hënën ka dalë me ofertën e shprehjes së interesit për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë, shprehu besimin se ky proces do të rezultojë me një aeroport modern, profitabil dhe model për rajonin.

Investimet prej 85 milionë eurosh në këtë fazë të rëndësishme për aeroportin do të ruajnë imazhin e kësaj kompanie, shërbime më të mira për qytetarët si dhe gjatë 20 vjetëve sa parashihet të zgjasë koncesioni, buxheti i Kosovës përpos investimeve do të përfitojë mbi 400 milionë euro.