LAJMI I FUNDIT:

7 vagonë për Hekurudhat e Kosovës

7 vagonë për Hekurudhat e Kosovës

Hekurudhat e Austrisë do t'iu dhurojnë të hënën Hekurudhave të Kosovës shtatë vagonë të udhëtarëve.

Më këtë ndihmë pritet të përmirësohen kapacitetet teknike të hekurudhave kosovare. Pranim-dorëzimi i vagonëve të udhëtarëve do të bëhet në një ceremoni rasti, e cila do të organizohet në lokalet e stacionit qendror të Hekurudhave të Kosovës në Fushë Kosovë.