LAJMI I FUNDIT:

Edhe një kompani lë garën për termocentralin Kosova e Re

Edhe një kompani lë garën për termocentralin Kosova e Re

Në konkurrencë tani kanë mbetur vetëm dy kompani pasi është njoftuar edhe zyrtarisht se është tërhequr nga gara kompania ENBW dhe partneri I saj, WGI. Sipas ligjeve në fuqi, tani nevojitet leja e Agjencisë së Prokurimit Publik të Kosovës për të vazhduar më tej procesin. Por në gara mbetet kompania më e fuqishme, ceko-amerikan CEZ and AES.

Lajmi për tërheqjen e kompanisë e ka dhënë e përditshmja Koha Ditore, sipas të cilës tani vihet në pikpyetje i gjithë ky investim i madh. Para disa kohësh qe tërhequr nga gara për shkak të vonesave kompania e fuqishme gjermane RWE.
Qeveria e Kosovës, e cila është bartëse e procesin nuk ka komentuar tërheqjen e kompanisë.

Në shtator të këtij viti pritet të hapet tenderi për termocentralin, pasi deri më tani qenë kualifikuar 4 kompani për të vazhduar më tej procesin.

Termocentrali i Ri Kosova e Re parashihet ti prodhojë 2 mijë megawatt orë energji elektrike, ndërsa investimet pritet të jenë rreth 3.5 miliardë euro, investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Kosovë. /Telegrafi/