LAJMI I FUNDIT:

Rusia shtrin tubat e gazit nga Turqia

Rusia shtrin tubat e gazit nga Turqia

Rusia dhe Turqia kanë nënshkruar dje marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit gjigant "South Stream" (Rrjedha Jugore).

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare, sipas të cilave marrëveshja në fjale u firmos nga kryeministrat e dy vendeve, Vladimir Putin dhe Tayyp Erdogan.

Marrëveshja është përshëndetur edhe nga Kryeministri italian Silvio Berluskoni, mik i ngushtë i dy homologëve.

Gazsjellësi që kalon përmes ujërave turke të Detit të Zi, është një nga zgjidhjet që kërkon Moska për të shpëtuar nga kalimi i gazit përmes territorit ukrainas.


Gazsjellësi parashikon të ketë një gjatësi prej rreth 900 kilometra, duke u kthyer në pikë të rëndësishme furnizimi për Europën dhe më pak ndikim për linjat që kalojnë përmes Ukrainës.

Kapaciteti i tubacionit do të jetë rreth 63 miliardë metër kub në vit.

"Projekti do të jetë gati për furnizim në muajin dhjetor të vitit 2015, kurse kostoja totale llogaritet në rreth 8.6 miliardë euro ose 11.6 miliardë dollarë", pati thënë dy muaj më parë, shefi i "Gazprom"-it, Alexei Miller.