LAJMI I FUNDIT:

Freddie Mac për të parën herë që prej dy vjetësh me fitim

Freddie Mac për të parën herë që prej dy vjetësh me fitim

Financuesi shtetëror amerikan i pasurive të patundshme Freddie Mac realizoi fitoren e parë në një tremujor që prej dy vjetësh.

Mosshlyerjet e kredive janë kompensuar ndër të tjera prej të ardhurave më të larta nga interesat, bëri të ditur i dyti i kësaj dege në New York.

Sipas tij, në tremujorin e dytë u realizua një fitim neto prej 768 milionë dollarësh.

Në tremujorin e parë kishte pasur ende një humbje prej 9,9 miliardë dollarësh.


Për dallim nga i pari i kësaj dege Fannie Mae, që vazhdon të bëjë humbje, Freddie Mac nuk do as ndihmë të re shtetërore. /dw/