LAJMI I FUNDIT:

UNDP: Institucionet më të korruptuara KEK, AKP, gjykatat dhe doganat

UNDP: Institucionet më të korruptuara KEK, AKP, gjykatat dhe doganat

Institucionet më të korruptuara në Kosovë, sipas një raporti të UNDP-së, janë KEK-u, Agjencia Kosovare e Privatizimit, gjykatat, doganat dhe administrata qendrore. Niveli i kënaqësisë me institucionet e Kosovës shënon rritje, ndërsa sipas raportit papunësia dhe varfëria janë faktorët kryesorë që rrezikojnë stabilitetin e Kosovës.

Nga ana tjetër, 46 për qind e kosovarëve besojnë se mediat në Kosovë nuk janë të lira dhe se ato kontrollohen nga qeveria.

Rreth 60 për qind e respondentëve shqiptarë dhe të komuniteteve joserbe shprehen se stabilitetin e Kosovës e kërcënojnë papunësia dhe varfëria, për dallim prej respondentëve serbë, 50 për qind e të cilëve vlerësojnë se stabilitetin e kërcënon përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike. Kështu u shpreh Mytaher Haskuka, udhëheqës i sektorit të politikave në UNDP.

Ai tha se raporti pasqyron trend pozitiv, respektivisht rritje të optimizmit dhe rënie e pesimizmit të qytetarëve qoftë sa i përket mjedisit politik, po ashtu edhe atij ekonomik, nga 40 sa ka qenë në 28 për qind. Ai theksoi se është rritur edhe niveli i sigurisë.


Qytetarët edhe më tutje konsiderojnë se qeveria është përgjegjëse kryesore për gjendjen ekonomike në Kosovë. Ndërkaq sa i përket papunësisë, vetëm 14 për qind e shqiptarëve dhe rreth 11 për qind e serbëve kanë raportuar se kanë gjetur punë brenda gjashtë muajve.

Si edhe në prill, shumica e respondentëve, të të gjitha etniteteve, janë shprehur se kriza globale ka prekur edhe Kosovën.
Anketa e qershorit 2009 shënon një rritje të vogël në numrin e respondentëve që u ballafaquan me situatë ku zyrtarët publik kushtëzuan shërbimet e tyre me kërkesë të ryshfetit, dhuratave ose favoreve tjera.

Ndërkaq rreth 46 për qind të kosovarëve besojnë se mediat në Kosovë nuk janë të lira. Nga ta, gjysma e respondentëve, të të gjitha etniteteve, besojnë se mediat kontrollohen nga qeveria.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Kalo në kategori