Në kuadër të ndërtimit të rrugëve të reja të vendit tonë, ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, I shoqëruar nga ministri I MAPL Sadri Ferati dhe kryetari I Vitisë Nexhmedin Arifi, sot përuroi përfundimin e punimeve të rrugës Pozharan- Qifllak-Tërpezë dhe rrugës tjetër te sapo asfaltuar Viti-Beguncë si dhe fillimin e punimeve të rrugës Pozharan- Ura e Kurteshit.
Pas përurimit të rrugës së re të asfaltuar Pozharan-Qifllak-Tërpezë, ministri Limaj theksoi:”Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Transportit, do të vazhdojë së ndërtuari rrugë të reja në gjithë vendin tonë. Me vetë faktin se Qeveria e Kosovës, në këtë komunë, ka investuar mbi 1 milionë e gjysmë euro, tregon gatishmërinë e përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për tua bërë jetën më të mirë qytetarëve të vendit tonë‘’.
‘’ Ne si ministri e transportit, kemi ardhë me investime të fuqishme në komunën tuaj jo vetëm në Pozharan por në të gjitha fshatrat, e kësaj komune” vlerësoi Limaj. ,,Qeveria e Kosovës në asnjë moment nuk do ta heqë vëmendjen e saj për të investuar në fshatra dhe qytete, qofshin të vogëla apo të mëdha sepse si në qytete ashtu dhe në fshatra duke hapur prespektivën për zhvillimin ekonomik të rajoneve tona.
Ministri Limaj gjithashtu theksoi se ajo që ne ju kemi premtuar do ta realizojmë.
Limaj gjithashtu theskoi se edhe ky rajon ka shumë bashkëvendas të cilët punojnë në mërgim dhe ata këto ditë mund të kenë probleme gjatë qarkullimit të tyre nëpër rrugët e vendit tonë, por ju kërkoj fajle për këto shqetësime që po ju paraqiten gjatë këtyre pushimeve verore.Ne duhet ta kuptojmë se Kosova nuk është Zvicërr apo Gjermani pasi që ne vetëm qe një vit e gjysëm jemi shtet dhe duhet të punpjmë qdo ditë për ta ndërtuar këtë shtet, tha Limaj.
Ministri Limaj sot në Viti, vëzhgoi edhe punimet të cilat janë duke u zhvilluar në ndërtimin e rrethit të qendrës së kësaj qyteze.
Në kuadër të kësaj vizite të ministrit të MTPT-së, në këtë komunë, Limaj përuroi edhe rrugën e re të asfaltuar Viti-Beguncë, të po kësaj komune.
Me rastin e përfundimt të ndërtimit të kësaj rruge shumë të rëndësishme për banorët e kësaj ane, ministri Limaj pohoi:” Ju premtojë banorëve të këtij fshati se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Transportit do të investojë në qdo cep të saj,duke përmirësuar jetën dhe asfaltuar rrugë të reja.
Ndërsa kryetari I komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi, theksoi se gjatë këtij viti në këtë komunën të cilën ai e drejton Qeveria e Kosovës, përkatësisht MTPT-ja ka realizuar projekte shumë të fuqishme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë