LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e PTK-së: Bonuset e ndara për punëtorë janë legjitime

Sindikata e PTK-së: Bonuset e ndara për punëtorë janë legjitime

Organizimi sindikal, ri-strukturimi i Post Telekomit të Kosovës (PTK), kontrata kolektive si dhe çështja e shpërblimeve të disa punëtorëve të kompanisë e cila ka qenë temë e shkrimeve të disa mediave në vend, kanë qenë temë diskutimi në mbledhjen e rregullt të Sindikatës së Pavarur të punonjësve të PTK-së.

Pas një diskutimi konstruktiv dhe analize të përgjithshme nga të gjithë anëtarët e kryesisë së SP-së të PTK-së, i është dhënë përkrahje menaxhmentit të kësaj kompanie të udhëhequr nga Shyqyri Haxha për menaxhimin e përgjithshëm të suksesshëm të PTK-së.

“Lidhur me shkrimet e disa mediumeve të Kosovës që kanë për temë ndarjen e shpërblimeve disa punëtorëve të PTK-së, meqenëse këto shpërblime bazohen në rregulloret e brendshme të kompanisë dhe të aprovuara nga Bordi i PTK-së, për sindikatën konsiderohen dhe vlerësohen si legjitime dhe praktike e mirë për stimulimin e punëtoreve për sukseset e tyre në zhvillimin e kompanisë si çdo kund në botë”.

Në njoftimin e lëshuar për shtyp të SP-së së PTK-së thuhet se, kjo sindikatë pret që praktika e stimulimeve përfshirë edhe bonuset të respektohen nga të gjitha menaxhmentet siç janë respektuar deri me sot bazuar në rezultatet dhe sukseset e arritura nga punëtoret.


“Falë bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët të menaxhmentit të PTK-së dhe punëtorëve të saj është frenuar trendi i rënies dhe uljes se vlerës së PTK-së ndikuar nga dukuria SIM to SIM dhe dukuritë tjera negative dhe është arritur që të shtohen të hyrat me çka ne sot si sindikatë jemi të kënaqur”.

Tutje në po të njëjtin njoftim thuhet se, SP e PTK-së është e shqetësuar me shkrimet nëpër media të cilat zbehin imazhin e kompanisë, të cilat qëndrime nuk i ndihmojnë askujt andaj kjo sindikatë ka kërkuar nga të gjithë që gjithmonë ta thonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me PTK-në. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Kalo në kategori