LAJMI I FUNDIT:

Nafta drejt shtrenjtimit, panik te konsumatorët

Nafta drejt shtrenjtimit, panik te konsumatorët

Nafta kapërcen kuotën e 73 dollarëve për fuçi, duke dhënë sinjale aspak pozitive për konsumatorët. Përtej analizës se rritja e çmimit reflekton rimëkëmbjen e ekonomisë botërore, ekspertët e fushës japin argumente shqetësuese për parametrat financiarë të disa ekonomive. Sipas tyre, shtrenjtimi i karburantit nuk vjen si rrjedhojë e rritjes së kërkesës për to, por si mungesë i rezervës së mjaftueshme në SHBA.

Konkretisht, në tregjet amerikane nafta (light crude) është shkëmbyer për 70,89 dollarë për fuçi, ndërsa Brent-i londinez, gjatë ditës së djeshme, preku kuotën e 73,70 dollarëve.

Ndërkaq, duke iu rikthyer analizës së bërë nga britanikja e "Financial Times", që publikon të dhëna të reja për bankat në Angli, të cilat kanë nisur të fitojnë sërish. Sipas FT-së, fitimi i bankave rrit shpresën se bota është në prag të daljes nga kriza ekonomike. Pavarësisht kësaj, gazeta paraqet rrezik të madh çmimin e naftës. Sipas saj, ekzistojnë edhe dy rreziqe. I pari është se forcimi i prodhimit mundet të jetë afatshkurtër.

Rreziku i dytë është shtrenjtimi i naftës që, siç thekson gazeta, mund të bllokojë aktivitetet, edhe ashtu të varfra, ekonomike. Një fuçi nafte dje i ka kaluar 72 dollarë, që është çmimi më i lartë në 10 muajt e fundit.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Kalo në kategori