Kontrata e përgjithshme kolektive, e firmosur rreth katër vjet më parë nga qeveria, përfaqësuesit e punëdhënësve dhe të punëtorëve, ende vazhdon të mbetet e pazbatueshme. Ndonëse është arritur me miratimin e të gjitha palëve të përfshira në një këshill social, kjo marrëveshje asnjëherë nuk mori mbështetje politike, prandaj vazhdon të mbetet vetëm në letër. Kurse punëtorët kosovarë pa kurrfarë mbrojtjeje dhe sigurie në punë.
Ndonëse është firmosur që në vitin 2005, kontrata e përgjithshme kolektive ende nuk zbatohet në Kosovë. Madje kjo çështje duket se është harruar fare, ndërkaq punëtorët kosovarë vazhdojnë të mos kenë kurrfarë mbrojtjeje dhe sigurie në vendet e tyre të punës. Në mungesë të këtij dokumenti, pasojat për ta janë shumë të mëdha, shprehet Shukrije Rexhepi, zyrtare e BSPK-së, që është njëra nga palët nënshkruese të marrëveshjes.
Ministri i punës dhe mirëqenies sociale, Nenad Rashiq, shprehet se në kohën kur është nënshkruar, marrëveshja nuk mori mbështetje politike, pikërisht për shkak të disa dispozitave që ka qenë e vështirë të zbatohen nga punëdhënësit. Por ai tha se për këtë çështje do të diskutojë këshilli social trepalësh.
Fondi Monetar Ndërkombëtar pati rekomanduar që të mos zbatohet kontrata, duke vlerësuar se do ta ngarkonte shumë buxhetin e Kosovës. Kryetari i Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike, Isa Mulaj, thotë se qeveria tani do duhej të fillonte zbatimin e saj, në rast se jo në tërësi, atëherë në ato pjesë ku mundet.
Kontrata e përgjithshme kolektive përcakton themelimin e marrëdhënies së punës, të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e punëdhënësit dhe punëmarrësit, orarin e punës, punën e natës, pushimin vjetor, atë të lehonisë, sigurinë në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarit dhe mbrojtjen e ambientit të punës. Gjendjen e punëtorëve e rëndon më tej edhe mungesa e ligjit të punës, i cili ende nuk është miratuar nga Kuvendi i Kosovës./rtklive/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë