LAJMI I FUNDIT:

Ora ripërsërit kërkesën e Bankës për zhvillim

Ora ripërsërit kërkesën e Bankës për zhvillim

Sipas ORA-s meqe nuk ka kontroll në politikën monetare, ORA insiston për të satën herë që organet përgjegjëse të shtetit tonë ta themelojmë një bankë për zhvillim ku do të funksionalizoheshin mjetet jo të vogla nga fondi i privatizimit si dhe mjetet e Trustit pensional.

Kriza financiare botërore tashmë e ka arritur kulminacionin e vet dhe pasojat e saja po i ndjenë e tërë bota. Partia Reformiste ORA përmes nënkryetarit Besnik Krajku serish ka kërkuar që organet përgjegjëse të shtetit të Kosovës ta themelojmë një bankë për zhvillim ku do të funksionalizoheshin mjetet jo të vogla nga fondi i privatizimit si dhe mjetet e Trustit pensional.

Krajku ka thënë se kriza e prek edhe Kosovën për aq sa është ajo e kyçur në tregjet financiare botërore. “Ne do ta bëjmë një vështrim të politikave të normave kamatore të bankave Kosovare dhe jokosovare në kohën kur kamatat e kredive që i lejohen subjekteve ekonomike në tregun ndërkombëtar janë në ulje drastike krahasim me kamatat për depozitat prej 4-5% që janë kamata që i gjasojnë kamatave të fajdegjinjëve dhe në asnjë mënyrë nuk i kontribuojnë zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka theksuar ai.

“Me krijimin e infrastrukturës ligjore me procedurë të shpejtuar ekonomia e brishtë kosovare do ta fitonte një përkrahje financiare për tejkalimin e kësaj ndihmese është edhe iniciativa e Odës Ekonomike Amerikane mbi zhvillimin e tregut të Kapitalit në Kosovë.”