LAJMI I FUNDIT:

Nafta, 60 dollarë për barrel

Nafta, 60 dollarë për barrel

Nafta e papërpunuar të shtunën është shtrenjtuar për 1.33 për qind, nivel ky më i larti në tri ditët e fundit, për shkak të optimizmit së ekonomia amerikane është me fortë e më këtë do të përmirësohet edhe rritja e kërkesës.

Gjatë javë së kaluar çmimi i një fuçie naftë te papërpunuar është rritur për 7.1 për qind, më së shumti gjatë muajit korrik, pasi që kompanitë si EBay dhe Ford Motors kanë arritur rezultate më të mira sesa priteshin. Te shtunën Indeksi Standard & Poor’s Co. ka arritur rezultate shumë më të larta sesa kanë pritur ekspertët. Ndërsa brenti evropian, në bursën e Londrës është shitur me 70.32 dollarë.