LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të planifikojnë zhvillim të kamionëve hibridë

SHBA-të planifikojnë zhvillim të kamionëve hibridë

Ndonëse Japonia vlen si kryesuese në tregun e automobilave hibridë, SHBA-të janë të gatshme ta zënë vendin e parë në tregun e kamionëve hibridë.

Sipas të dhënave më të reja, që sot i publikoi Zëri i Amerikës, kamionët hibridë janë duke u prodhuar, kompletuar dhe përsosur në mbi 30 shtete federale.

Analistët bëjnë të ditur se kjo teknologji do të ishte rentabile, nëse arrihet prodhimtari prej 10-15 mijë kamionë hibridë në vit, ndërsa deri tani në SHBA janë prodhuar më pak se 1.000 automjete të këtilla.