LAJMI I FUNDIT:

Simens” paralajmëron pushimin nga puna të 1.400 punonjësve

Simens” paralajmëron pushimin nga puna të 1.400 punonjësve

Koncerni gjerman "Simens" paralajmëroi se në kuadër të planifikimit të zvogëluar të shpenzimeve, planifikon të pushojë nga puna 1.400 të punësuar, midis të cilëve 300 janë të punësuar në filialet e koncernit në Gjermani, Zvicër dhe Suedi.

Vitin e kaluar "Simens" publikoi planin e zvogëlimit të numrin të të punësuarve për 17.000, deri sa për 19.000 vendosi kohë pune të shkurtuar.

Përfaqësuesi i "Simens"-it Mark Langendorf deklaroi se në dy fabrika austriake të koncernit gjerman punën do ta humbin 830 persona, ndërsa në Britani të Madhe do të pushohen nga puna 300 punonjës.

Me zvogëlimin e numrit të së punësuarve, kompania planifikon ta realizojë qëllimin e rritjes së përfitimit vjetor nga veprimtaria kryesore, në kuadër të planeve që t’i tejkalojë 6,6 miliadë euro të vitit të kaluar, të cilët i paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i "Simens"-it, Piter Lesher.


Koncerni "Simens" është themeluar në vitin 1847 në Berlin, ndërsa fabrikat e kompanisë prodhojnë pajisje elektroteknike, elektronike, pajisje energjetike, pjesë makinash për mjete transportuese. Në filialet e "Simens"-it në 190 vende janë punësuar rreth 410.000 punonjës.