LAJMI I FUNDIT:

Recesioni vret pub-et britanike

Recesioni vret pub-et britanike

Recesioni që ka kapluar Britaninë e Madhe ka goditur rëndë edhe pub-et dhe atë në tempo të përshpejtuar. Në gjysmën e parë të vitit, janë mbyllë rreth 52 pub-e në javë.

Laji është bërë i ditur sot ngas Shoqata e birrarive dhe pub-eve britanike.

Mbyllja e pub-eve ka lënë pa punë 24.000 njerëz. Rritja e vazhdueshme e tatimit të birrës paraqet goditje plotësuese.

Qeveria, thekson Shoqata, tani duhet t`u kushtojë vëmendje pub-eve në mënyrë të njëjtë siç u doli në ndihmë sektorëve tjerë që po ashtu pësojnë humbje të mëdha të vendeve të punës.


Pub-et tashmë një kohë të gjatë ankohen për shkak të ligjit që ndalon pirjen e duhanit dhe për shkak të konkurrencës së birrës së lirë nëpër vetëshërbimet.