LAJMI I FUNDIT:

Serbët e Shtërpcës të gatshëm për marrëveshje me KEK-un

Serbët e Shtërpcës të gatshëm për marrëveshje me KEK-un

Serbët e Shtërpcës kanë shprehur gatishmërinë të arrijnë marrëveshje me Korporatën Energjetike të Kosovës, pas disa ditë ndalese të energjisë elektrike, për shkak të mospagesës së faturave.

Përfaqësues të serbëve kanë thënë se janë të gatshëm që KEK-ut ti lejojnë çasjen në trafostacionin qendror të Shterpcës me kusht që qytetit t’i kthehen dritat.

Gjithashtu ata kanë shprehu gatishmëri të nënshkruajnë kontrata kolektive dhe individuale me KEK-un për pagesën e faturave, njofton B92. /rtk/