LAJMI I FUNDIT:

1 miliardë euro investime në fabrika të çimentos

1 miliardë euro investime në fabrika të çimentos

Tre fabrika çimentoje do të ndërtohen në Balldre e në Mamurras të Lezhës, si dhe në Bushat të Shkodrës. Bëhet fjalë për një investim prej 1 miliard euro, i cili do të rrisë ndjeshëm prodhimin e çimentos në vendin tonë, duk iu përgjigjur kështu kërkesave në rritje për këtë produkt, si rezultat i investimeve publike që po bëhen, kryesisht në infrastrukturë.

“Shqipëria është një vend me nevoja në rritje shumë të shpejtë për çimento dhe materiale ndërtimi. Një infrastrukturë e tërë është për t’u ndërtuar, janë për t’u ndërtuar edhe qindra hidrocentrale, vepra të shumta vaditje, mijëra kilometra rrugë dhe vepra arti në çdo kilometër. Në këtë kontekst, nevojat e vendit për çimento janë shumë të mëdha. Ndaj, janë shumë të mirëpritura investimet në industrinë e çimentos dhe industrinë e materialeve të ndërtimit në tërësi”,- ka deklaruar kryeministri Berisha.

Dihet që kodrat bazike të Shqipërisë përbëjnë një material të klasit të parë dhe gurët e tyre gëlqerorë përbëjnë një material të cilësisë të parë për çimento, por do të qartësojmë se cili është efekti kumulativ i tyre në hapësirën e këtij territori.

Gjithashtu, do të përcaktohen shumë qartë teknologjitë që do të përdorën, si dhe të gjithë faktorët më të cilët kjo industri ndikon në mjedis”,- u shpreh Berisha.


Në Shqipëri ka aktualisht dy fabrika ekzistuese të çimentos dhe në ndërtim janë katër të tjera. Me tre fabrikat e miratuara në mbledhjen e djeshme të KRRTRSH-së, numri total i tyre shkon në nëntë, me një kapacitet prodhues prej rreth 10 milionë ton në vit.