LAJMI I FUNDIT:

Citygroup, profit prej 3 miliardë dollarë

Citygroup, profit prej 3 miliardë dollarë

”Citygroup” ka qenë njëra nga bankat më të goditura nga kriza kreditore dhe recesioni. Kjo bankë nga qeveria amerikane ka marrë 45 miliardë dollarë dhe garanci për mbrojtje nga humbjet në “pronë të rrezikshme” në vlerë prej më shumë se 300 miliardë dollarë.

Banka “Citygroup” ka befasuar Wall street-in edhe në çerekun e dytë të këtij viti, duke shënuar profit deri në tre miliardë dollarë ose 49 centë për aksion dhe jo humbje sikurse kishin pritur analistët.

Në këtë formë, kjo bankë me seli në New York iu është bashkëngjitur bankave të tjera, të cilat kanë publikuar rezultate të mira për tremujorin e dytë.

Në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, “Citygroup” kishte shënuar humbje prej 2,86 miliardë dollarë, përkatësisht 55 centë për aksion.


Analistët për tremujorin e dytë të këtij viti kishin pritur humbje prej 37 centë për aksion.