LAJMI I FUNDIT:

Kina vazhdon të jetë superfuqi botërore

Kina vazhdon të jetë superfuqi botërore

Nuk është çudi. Ndërsa e gjithë bota është mbërthyer nga kriza globale financiare, Kina ka arritur të ketë një rritje ekonomike në semestrin e dytë prej 7.9 përqindësh, kjo falë paketave të mëdha stimuluese monetare dhe fiskale.

Në fakt të dhënat, të publikuara në Ministria e Ekonomisë kanë kapërcyer edhe parashikimet e ekonomistëve më të mëdhenj, që kishin parashikuar maksimumi një rritje prej 7.5 përqind të GDP-së kineze.

Por me një paketë prej 585 milionë dollarës, Pekini zyrtar ka arritur të forcojë pikat e prekura eksportet, investimet dhe konsumin e brendshëm.

Rimëkëmbja e ekonomisë së tretë botërore ka ardhur pasi autoritetet kanë përdorur sistemin bankar e kontrolluar nga shtetit për të dizenjuar atë që cilësohet si zgjerimi më dramatik monetar në histori.


Bankat kanë dyfishuar dhënien e kredive duke rritur fluksin dhe volumin e këmbimeve tregëtare brenda vendit.

Vetë Banka Botërore deklaroi se Kina do të jetë nga të parat që do të udhëheqë ekonomikë globale në daljen nga recensioni.