LAJMI I FUNDIT:

Nafta stabilizohet në 61 dollarë

Nafta stabilizohet në 61 dollarë

Niveli aktual i çmimit të naftës është rreth 20 dollarë më poshtë nga objektivi i vendosur nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës. Sipas OPEC-ut, kuotat e arit të zi në bursa duhet të luhaten rreth 80 dollarëve për fuçi që situata në tregjet financiare të konsiderohet normale.

Rënia e vazhdueshme e çmimit të arit të zi është shkaktuar nga pasiguritë që ka shkaktuar kriza ekonomike botërore, e cila është shoqëruar me rënie të kërkesës në nivel globale.