LAJMI I FUNDIT:

Rusi, rënie e prodhimtarisë për 15%

Rusi, rënie e prodhimtarisë për 15%

Prodhimtaria industriale në Rusi, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, është pakësuar për 15.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, lajmëroi Enti shtetëror për statistikë.

Prodhimi industrial, në qershor të vitit 2009, është zvogëluar për 12.1 për qind në nivel vjeto, por krahasuar me muajin maj të këtij viti, është rritur për 4.5 për qind, transmetojnë agjencitë.

Prodhimtaria e lëndëve të para natyrore, në gjysmëvjetorin e parë, është zvogëluar për 3.4 për qind ndërsa rënia në degat ripërpunuese industriale arriti 21.3 për qind.

Prodhimtaria dhe distribuimi i energjisë elektrike, gazit dhe ujit, është zvogëluar për 5.6 për qind në krahasim me rezultatet në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.


Rusia, në gjysmëvjetorin e parë, zmadhoi prodhimtarinë e naftës për 0.1 për qind, në 242 milionë tonë, ndërsa eksploatimi i gazit është zvogëluar për 20.8 për qind, në 274 miliardë metra kub.

Eksploatimi i qymyrit është zvogëluar për 15.1 për qind, në 137 milionë tonë, ndërsa hekuri për 20.8 për qind në 42.4 milionë tonë.