LAJMI I FUNDIT:

Obama: Papunësia në SHBA do të rritet

Obama: Papunësia në SHBA do të rritet

Presidenti amerikan Barack Obama, i njohur tashmë për fjalimet e tij inkurajuese, ka bërë një deklaratë shumë të zymtë për punësimin në SHBA.

“Papunësia në Shtetet e Bashkuara do të rritet në muajt e ardhshëm dhe nuk është e qartë se me çfarë shpejtësie tregu i punës do t’i përgjigjet ngadalësimit të recesionit”, ka deklaruar Obama.

Deklaratën e tij shefi i Shtëpisë së Bardhe e bëri pas një takimi me kryeministrin holandez Jan Peter Balkenende.