LAJMI I FUNDIT:

Polonia gjithnjë e më larg vendosjes së euros

Polonia gjithnjë e më larg vendosjes së euros

Pranimi i Polonisë në "eurozonën" që ishte paralajmëruar për vitin 2012 bëhet gjithnjë e më i pasigurtë, ndërsa sipas analistëve, afati real është viti 2014 ose 2015.

Deficiti i buxhetit shtetëror i Polonisë deri në vitin 2011 me siguri nuk do të zvogëlohet nën tre për qind të bruto prodhimit vendor, që është parakusht për hyrje në sistemin ERM 2, të ashtuquajturin vend pritës për euron.

Qeveria polake pak para përhapjes së krizës globale financiare, planifikoi të kërkojë pranim në ERM 2, ku është e domosdoshme të kalohen dy vite.

Disa ekspertë të caktuar bëjnë të ditur se shembujt e Sllovenisë dhe Sllovakisë kanë treguar se euroja te anëtaret e reja të BE-së në kohë të krizës nuk është zgjidhja më e mirë.


Rënia e vlerës së valutës polake – zlota, si dhe asaj çeke – kruna, do t`u sjellë eksportuesve të këtyre vendeve epërsi të pazëvendësueshme në krahasim me ekonominë sllovene dhe sllovake.

Vetë polakët tashmë nuk janë shumë të padurueshëm rreth braktisjes së zlotës, meqë druajnë se vendosja e euros do t`ua zvogëlojë buxhetet shtëpiake. /Makfaks/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori