LAJMI I FUNDIT:

Kina sulmon dominimin e dollarit

Kina sulmon dominimin e dollarit

Qeveria kineze deklaroi për herë të parë zyrtarisht se dëshiron që dollari të mos jetë më monedha e vetme rezervë e përdorur nga bota. Duke përdorur takimin e G8, Pekini e hodhi çështjen për diskutim me udhëheqësit e botës, përfshirë edhe Presidentin amerikan, Barack Obama.

Komentet e këshilltarit shtetëror kinez Dai Bingguo në prani të Presidentit Obama, shqetësuan disa udhëheqës botërorë, të cilët besojnë se diskutimi mbi këtë temë mund të shkaktojë termet në tregje.

Kryeministri britanik, Gordon Broën, u shpreh pas takimit se nuk i mbante mend fjalët e delegatit kinez dhe se ishte me shumë i interesuar për nxjerrjen e botës nga recesioni.

“Nuk duam të japim përshtypjen se shansi i madh është pranë dhe se marrëveshjet aktuale do të shkatërrohen”, tha ai.


“Ne duhet të kemi një sistem me të mirë për emetimin e monedhës rezervë dhe rregullimin e saj, në mënyrë që të mund të ruajmë stabilitet relativ në kurset e këmbimit”, – u shpreh Dai, sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme Kineze.
Megjithëse nuk e përmendi dollarin tekstualisht, ai ishte i qartë në kërkesën për t’u larguar nga rreziku që mbart dollari si monedhë rezervë.

Analistët thonë se duket qartë që kinezët e kuptojnë se sot për sot nuk ka asnjë alternativë përveç dollarit si monedhë rezervë dhe se çdo ndryshim i sistemit, mund të kërkojë shumë vite. Dollari u përdor si monedhë rezervë e botës që pas Luftës së Dytë Botërore. Roli i saj mbetet vendimtar edhe sot. /Telegrafi/tch/