Si asnjëherë tjetër në sezonet turistike të 19 viteve të fundit, bregdeti i Durrësit po josh turistë të huaj, që bëjnë xhiro nëpër botë me jahte të përmasave të ndryshme. Disa dhjetëra prej tyre janë ankoruar përgjatë brigjeve të qytetit gjatë ditëve të para të korrikut.
Ndërkohë që shoqëritë turistike vendase dhe ato të huaja që operojnë me pronarët e këtyre mjeteve detare, pohojnë se në ditët e javët në vazhdim, ekspeditat turistike të këtij lloji do të jenë më të shumta.
Ato janë kryesisht anije me motor dhe me vela, të cilat përshkojnë brigjet e Dalmacisë e përfundojnë në Greqi. Ndërkohë, mjetet tona nuk mund të dalin në det për shkak të moratoriumit, kur ndonëse afati i bllokimit ka skaduar, ende mjetet shqiptare turistike nuk dalin në det.
Një numër i pazakontë jahtesh me flamuj të Italisë, Kroacisë, Sllovenisë, Spanjës, Gjermanisë e të tjera vendeve, gjatë ditëve të para të korrikut kanë mbushur brigjet e Durrësit. Një pjesë e tyre kanë preferuar të ankorohen në portin detar të qytetit e të qëndrojnë për një ose dy ditë, ndërsa të tjerë kanë qëndruar për disa orë e më pas kanë vazhduar sipas itinerarit të tyre të paracaktuar.
Të tjerë janë ndalur në gjiret detare si në Kepin e Rodonit, në Bisht-Pallë, në Porto-Romano, në gjirin e Lalësit, në Kalanë e Turrës e gjetkë, ku kanë shijuar bregdetin e virgjër të këtyre zonave. Turistët e huaj kanë deklaruar se kanë qenë agjencitë turistike të vendeve nga vijnë, të cilat u kanë sugjeruar Durrësin në axhendat e tyre jo vetëm si vend interesant, por edhe si pikë ku mund të strehoheshin në raste me kohë të keqe, si dhe ku mund të merrnin furnizime me karburant, ushqime dhe ujë.
Nisur nga bregdeti i virgjër dhe natyra e mrekullueshme, shumë nga grupet e turistëve të ardhur gjatë këtyre ditëve kanë shtyrë me orë dhe me ditë qëndrimin në Durrës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë