LAJMI I FUNDIT:

Obama-Papes: Samiti i G8 ishte produktiv

Obama-Papes: Samiti i G8 ishte produktiv

Presidenti amerikan Barack Obama ka mbetur i kënaqur nga zhvillimet e samitit të vendeve të G8, i organizuar në L’Aquila të Italisë.

Këtë qëndrim shefi i Shtëpisë së Bardhë ia shprehu edhe atit të shenjtë Papa Benedikti XVI, gjatë takimit që zhvilloj me të në Vatikan.

“G8-a ishte shumë produktiv, janë arkëtuar 20 miliardë dollarë vetëm për urinë. Është diçka konkrete”, ka deklaruar Obama.

Ndërsa presidenti rus Dmitry Medvedev ka deklaruar se liderët botërorë nuk duhet të qetësohen pas samitit, por të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar krizën financiare globale.


“Ishim unanim lidhur me domosdoshmërinë se nuk duhet të relaksohemi por të vazhdojmë të përpiqemi sepse nuk e dijmë nëse kriza ka prekur nivelin me të ulët apo do të rëndohet”, ka pohuar Medvedev. /Telegrafi/tch/