LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Ligjin kundër korrupsionit

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Ligjin kundër korrupsionit

Kuvendi i Kosovës miratoi sot, në parim, Projektligjin kundër korrupsionit, ndërsa në rend janë edhe shqyrtimin e Projektligjit për prokurimin publik, Projektligji për rezervat shtetërore të mallrave, Projektligji për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar dhe Projektligji për punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.

Deputetë e Kuvendit të Kosovës miratuan sot në shqyrtim të parë Projektligjin kundër korrupsionit, të cilin dje e prezantoi ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi.

Deputeti Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, tha se projektligji në fjalë i plotëson të gjitha standardet e kërkuara dhe si i tillë e ka përkrahjen e Komisionit për legjislacion. Sipas tij në projektligj duhet bërë disa ndryshime, të cilat do të amandamentohen gjatë shqyrtimit të dytë.

Donika Kada-Bujupi, nga AAK-ja, tha se korrupsioni nuk mund të luftohet vetëm me retorikë. Ky projektligj, tha Bujupi, më shumë i përngjan një konkursi sesa ligji dhe kërkoi nga deputetët të mos e miratojnë si të tillë.


Ndërkaq Ibrahim Gashi nga AKR-ja tha se në projektligj ka përzierje të kompetencave dhe formulime të gabuara në hartimin e tij.

Ndryshe Kuvendi në rend dite ka edhe Projektligjin për prokurimin publik, Projektligjin për rezervat shtetërore të mallrave, Projektligjin për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar dhe Projektligjin për punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës. /rtk/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori