LAJMI I FUNDIT:

Johansen ekstradohet në Kosovë, akuzohet për plaçkitjen e 300 mijë eurove të PTK-së

Johansen ekstradohet në Kosovë, akuzohet për plaçkitjen e 300 mijë eurove të PTK-së

Shtetasi norvegjez, Ove Johansen i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në vend për dyshimin se në vitin 2003 gjatë kohës kur ka qenë U.D. i Shefit Ekzekutiv në Post Telekomin e Kosovës (PTK), ka nënshkruar kontratë të dëmshme në mes të PTK-së dhe kompanisë së quajtur Norway Invest, sot është ekstraduar nga Mali i Zi për në Kosovë.

Qëllimi i marrëveshjes së nënshkruar nga Johansen ka qenë themelimi i një kompanie të re e cila supozohej të quhej “Artet” dhe e njëjta do të merrej me zhvillimin e programit të telekomunikacionit në PTK.

“Sipas raportit të bërë nga Njësia e Hetimeve Financiare nuk është kryer asnjë veprim lidhur me zhvillimin e programit të telekomunikacionit nga kjo kompani, edhe pse PTK-ja për ketë program ka paguar 300.000 euro tek Norway Invest me 1 mars te vitit 2003. Nga kjo marrëveshje dyshohet se i dyshuari ka përfituar financiarisht”

Johansen dyshohet se ka kryer veprat penale, Shpërdorim të Pozitës Zyrtare ose Autorizimit dhe Lidhje të Kontratës së Dëmshme.


Ekstradimi i Johansen është kryer me sukses dje nga ana e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, dhe i njëjti pritet të dalë sot para gjyqtarit të procedurës paraprake për t’u ballafaquar me veprat penale që i vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori