LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori, Fullani: Rritja ekonomike, e ulët në ’09

Guvernatori, Fullani: Rritja ekonomike, e ulët në ’09

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka prezantuar sot raportin e stabilitetit financiar 2008-2009. Ai deklaroi se si pasojë e krizës që përfshiu vendin në vitin 2008, ekonomia është e brishtë dhe rritja ekonomike për vitin 2009 do të jetë e ulët.

Kriza ndikoi në burimet e financimit, ngadalësoi aktivitetin e biznesit, ndërkohë që sektori ekonomik po has veshtirësi", u shpreh Fullani. Sipas tij në fund të 2008-ës, shiqtarët tërhoqen paratë nga bankat, çka çoi bankat në krizë për shkak të mungesës së likujditeteve".

"Efektet e krizës globale kanë ndikuar në disa sektorë të ekonomisë, veçanërisht të atyre sektorëve që prodhojnë për eksport si dhe në rënien e dërgesave të emigrantëve, efekte që pritet të ndikojnë në një ulje, të rritjes ekonomike për vitin 2009", deklaroi Guvernatori i Bankës.

Sipas tij, sektori bankar shqiptar mbetet i qëndrueshem dhe rezistenca ndaj rreziqeve mbetet e lartë. Të dhënat e fundit flasin për një rikthim të besimit të publikimit të pasqyruar në rritjen e depozitave.


"E rëndësishme që goditja që pësoi sistemi bankar mund të konsiderohet e kaluar. BSH do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje cdo zhvillim ekonomiko financiar me ndikim në fushën makroekonomike. Mbetemi të angazhuar për të marrë të gjitha masat në kohën e duhur", tha ai. /Shekulli/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori