LAJMI I FUNDIT:

Legjilacioni i qeverisë dhe puna në Aeroport, sjell kompanitë e fuqishme

Legjilacioni i qeverisë dhe puna në Aeroport, sjell kompanitë e fuqishme

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, tha se angazhimi i qeverisë në avancimin e legjislacionit të aviacionit civil, puna në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe infrastruktura ka ndikuar në zgjeriminme e bashkëpunimit të Kosovës me vendet tjera dhe kompanitë e njohura.

Qeveria e Kosovës, përmes infrastrukturës ligjore dhe investimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka ndikuar që ai të bëhet shumë tërheqës edhe për operimin e kompanive të huaja, ka thënë ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, pas takimit me drejtorin e aviokompanisë gjermane “Air Berlin”, Joakim Hunold, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori gjerman në Prishtinë, Hans Diter Shtajnbah.

“Kjo do të thotë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës shumë atraktiv regjional, po kthehet në atraksion edhe për kompanitë e fuqishme që tani e tutje do t’i kemi partnerë dhe do të krijojë lehtësi edhe në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, dhe të gjithë atyre që janë të interesuar të vizitojnë Kosovën dhe qytetarëve tanë që qarkullojnë nga vende të ndryshme të Evropës”, ka theksuar ministri Limaj.

Aviokompania gjermane “Air Berlin” e ka vazhduar kontratën me kompaninë “Kosova Airlines” dhe do të operojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës edhe një vit.


Drejtori i kësaj aviokompanie, Joakim Hunold, tha se për ndërtimin dhe zhvillimin e një vendi të ri siç është Kosova, është e rëndësishme të krijohen lidhje me vendet e zhvilluara, dhe në këtë drejtim kompania “Air Berlin” dëshiron të japë kontributin e saj që Kosova të lidhet me vendet e tjera të botës.

“Na vjen shumë mirë që ministria e këtushme ka bërë investimet e duhura në mënyrë që edhe aeroporti i Prishtinës t’i plotësojë standardet evropiane, sidomos investimet në sistemin e aterrimit, pasi kjo u mundëson aeroplanëve aterrim më të lehtë dhe fluturim nga këtu për në vendet e Evropës”, ka thënë z. Hunold.

Ndryshe, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është ndër kompanitë më fitimprurëse në vend dhe vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ka realizuar fitim neto prej 3 milionë e gjysmë eurosh. Megjithatë, qeveria ka rekomanduar dhënien e tij me koncesion për 40 vjet, respektivisht partneriteti publiko privat.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori