LAJMI I FUNDIT:

OCDE-ja i propozon G8-s “12 porositë” për ekonominë

OCDE-ja i propozon G8-s “12 porositë” për ekonominë

"Pjesëmarrësit në samitin e G8-s në Akuila (nga e mërkura deri të premten) do të kenë në tavolinë një listë me 12 parime dhe rregulla të përbashkëta që mund të shërbejnë si bazë për nxitjen e ekonomisë botërore në një rrugë të re dhe më të qëndrueshme", shkruan Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OCDE) në një komunikatë.

Nëpërmjet këtyre "12 porosive", OCDE-ja u kërkon shteteve të shmangin "çdo lloj zgjidhjeje të shpejtë të problemeve të ambientit, atyre shoqërore apo të punësimit, dhe të nxisin "transparencën".

Organizata u kërkon gjithashtu me ngulm ndërmarrjeve, të çfarëdo forme ligjore qofshin, të mos bëjnë evazion fiskal, të dëmshëm për të gjithë shoqërinë.

Lobingu i ndërmarrjeve pranë qeverive duhet të ushtrohet mbi baza të ekuilibruara, transparente dhe të drejta për të gjitha palët, njoftohet në këtë dokument të hartuar në bashkëpunim me një grup ekspertësh.


"Instrumentet dhe strukturat financiare nuk duhet të shmangen për të fshehur përfituesit e vërtetë të aktivitetit", njoftoi OCDE-ja, duke kërkuar gjithashtu të luftohet kundër pastrimit të parave.

Sipas OCDE-së, korrupsioni, sidomos ai në transaksionet ndërkombëtare, duhet të konsiderohet si një "krim" dhe "të ndëshkohet me të vërtetë".

“Çdo formë proteksionizmi duhet të ndëshkohet", thekson gjithashtu OCDE-ja. Sekreti bankar nuk do të përbëjë një pengesë për respektimin e të "12 porosive" të OCDE-së, deklaron së fundi organizmi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori