LAJMI I FUNDIT:

BE, Juncer: Alarm për papunësinë

BE, Juncer: Alarm për papunësinë

Presidenti i Eurogrupit, Jean Claude Juncker është shprehur i shqetësuar për zgjatjen e impaktit social të krizës.

“Nëse niveli i papunësisë do të vazhdojë të rritet situata mund të bëhet dramatike me rrezikun e një krize të vërtet sociale”, është shprehur Juncker.

“Duke marre parasysh rënien aktuale të inflacionit është e gabuar të arrish në përfundimin se jemi në kufijtë e deflacionit”, shtoi ai.