LAJMI I FUNDIT:

IPKO ofron mundësinë për pagesë, përmes telefonit mobil

IPKO ofron mundësinë për pagesë, përmes telefonit mobil

Konsumatorët e telefonisë mobile IPKO, tanimë telefonin e tyre mund ta përdorin edhe për pagesa, përmes mbushjes së tyre në telefonin mobil, ndërsa operatori mobil IPKO synon që shërbimet e telekomunikimit t’i ngrejë në një nivel krejt tjetër, duke i mundësuar konsumatorëve të saj që telefonin mobil ta përdorin edhe për të kryer funksione tjera që zakonisht marrin shumë kohë, si pagesat e ndryshme të shërbimeve.

Platforma më e re në teknologjinë mobile, i lejon kompanisë IPKO që të ofrojë vlerë të shtuar për konsumatorët e saj, e cila i mundëson përdoruesve që telefonin e tyre ta përdorim jo vetëm si pajisje për të komunikuar dhe krijuar lidhje mes vete, mirëpo edhe për të kryer transaksione financiare në mënyrë inteligjente.

Projekti i parë që është realizuar përmes kësaj platforme është pagesa e shpalljeve nga numrat mobil IPKO, në portalin Telegrafi.com. Kjo mënyrë e re e pagesës përmes telefonit mobil është mjaft e thjeshtë dhe e lehtë për tu përdorur. Mjafton që një konsumator në telefonin e tij të ketë kredi të caktuar sa për të paguar shërbimin të cilin mund ta blejë nga kudo, dhe në çdo kohë.

Kompania IPKO konsumatorëve të saj u ofron avancimin më të ri teknologjik, duke iu mundësuar atyre që çdo ditë që ta përdorin teknologjinë për të qenë më efikas, duke kursyer kohë dhe para.


IPKO në vazhdimësi kujdeset që të gjithë konsumatorët ti befasojë këndshëm duke iu ofruar çmime të volitshme, kualitet të shërbimeve, si dhe produkte inovative të cilat ofrohen nga kjo kompani. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori