LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të ketë ngritje pagash të deputetëve

Nuk do të ketë ngritje pagash të deputetëve

Dështon për të dytën herë përpjeka për ngritjen e pagave të deputetëve të kësaj legjislature. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe disa anëtarë opozite kanë hedhur poshtë propozimin e Komisionit të buxhetit për ngritjen e pagave.

Ata kanë thënë se nuk bëhet fjalë për ngritje të pagave gjatë kësaj legjislature, pavarësisht se kolegët e tyre partiak të Komisionit për buxhet kishin propozuar njëzëri paga të reja.

Javën që shkoi, anëtarë komisioni pa dallim partie i kishin rekomanduar kryesisë shqyrtimin e propozimit për ngritjen e pagave dhe blerjen e një veture për kryetarin e Kuvendit.

Paga bazë e deputetëve ishte rekomanduar të bëhet 1500 euro. Me shtesat e tjera, kjo shumë parashihej të arrinte në 2 mijë euro.


Propozimi ishte bërë me kushtin e vetëm që të mos kalonte kufijtë buxhetorë të përcaktuar me Ligjin për buxhetin e këtij viti. /ktv/