LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e “Ramiz Sadiku”-t sërish protestë para AKP-së, kërkojnë 20%

Punëtorët e “Ramiz Sadiku”-t sërish protestë para AKP-së, kërkojnë 20%

Rreth 150 punëtorë të Ndërmarrjes Shoqërore “Ramiz Sadiku” u mblodhën sot pranë Selisë Qendrore të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në shenjë proteste për vonesa në shpërndarjen e mjeteve të 20%-it për këtë ndërmarrje.

Kryetari i Bordit të AKP, Z. Dino Asanaj, u takua më përfaqësuesit e punëtorëve të NSH “Ramiz Sadiku,” me të cilin rast punëtorëve iu është shpjeguar se AKP do të procedoj me shpërndarjen e mjeteve të 20% për këtë ndërmarrje posa që Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës (OVGJSK) të përfundojë shqyrtimin e të gjitha ankesave të punëtorëve për këtë ndërmarrje.

“Duhet të jetë e qartë se kohëzgjatja e shpërndarjes së këtyre mjeteve nuk varet nga Agjencia, pasi që të gjitha palët e pakënaqura kanë të drejtën të ankohen pranë OVGJSK dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë në kohëzgjatjen e shpërndarjes së këtyre mjeteve. Në fazën e tanishme, kohëzgjatja në shpërndarjen e këtyre mjeteve varet vetëm nga OVGJSK”, thuhet në një njoftim zyrtar të AKP-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori