LAJMI I FUNDIT:

QKUK me sistem të ngrohjes , financimi nga MEM

QKUK me sistem të ngrohjes , financimi nga MEM

Klinika e Neurologjisë dhe Psikiatrisë, tash e tutje do ta kenë të rregulluar furnizimin me ujë të ngrohtë përmes energjisë solare. Të mërkurën, në ambientet e Klinikës së Psikiatrisë, Ministrja e Energjisë dhe Minierave Justina Pula, dhe Drejtori Ekzekutiv i QKUK-së, Jusuf Ulaj, përuruan projektin e financuar nga ana e MEM-it në një shumë prej 150.000 euro.

Projekti përfshin montimin e 42 paneleve solare, nga 21 në secilën klinikë, përmes së cilave do bëhet i mundur furnizimi i pa ndërprerë me ujë të ngrohtë.

Me këtë rast, Ministrja Pula tha se, Institucioni që ajo drejton, ka planifikuar të investoj në energji solare, 300.000 euro, për të siguruar ujin e ngrohtë, ndërsa si prioritet të tyre kanë zgjedhur pikërisht QKUK.

“Kemi zgjedhur, për të investuar në këtë projekt me shumë rëndësi duke e ditur punën e madhe që bëhet dhe nevojat e mëdha që ka QKUK, për furnizim pa ndërpre me ujë të ngrohtë”.


Pula po ashtu tha se, MEM më herët ka investuar në Klinikën e Pediatrisë, kurse në fazën e dytë është realizuar projekti për Klinikën e Psikiatrisë dhe Neurologjisë, ku janë investuar 150.000 euro. Në kuadër të këtij projekti është ndërsa investimi do të përmbyllet në Klinikën e Gjinekologjisë”, tha Prof. Pula- Shiroka.

Ndërkaq Drejtor Ekzekutiv i QKUK-së, Jusuf Ulaj, tha se me përurimin e këtij projekti me rëndësi për dy klinikat e lartcekura, po përmirësohen kushtet e punës dhe po lehtësohet trajtimi i pacientëve.

“Ne i jemi mirënjohës Ministrisë së Energjetikës, e cila ka investuar në këtë projekt me rëndësi, i cili është treguar shumë i suksesshëm edhe në Klinikën e Pediatrisë, pasi që veç është lëshuar në punë më herët, ndërsa shpresojmë se shumë shpejtë projekti do realizohet edhe për Klinikën e Gjinekologjisë”, tha Ulaj. /Telegrafi/