LAJMI I FUNDIT:

Kosova, 31 milionë euro humbje nga qumështi

Kosova, 31 milionë euro humbje nga qumështi

Shoqata e prodhuesve të qumështit dhe ajo e qumështoreve të Kosovës, pritet të shpalosin sot qëndrimet e tyre pas dështimit të zgjidhjes së kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

Sipas tyre, Kosova është i vetmi vend që nuk stimulon këtë sektor dhe shifrat thonë se vetëm vitin e kaluar, Kosova ka humbur 31 milionë € nga qumështi i importuar.

Ata kanë kërkuar subvencionimin e prodhuesve të qumështit dhe sigurimin e çmimit bazë minimal për grumbullimin e qumështit të freskët.