LAJMI I FUNDIT:

Rënie rekorde prej 6.7 % të BPV-së kroate

Rënie rekorde prej 6.7 % të BPV-së kroate

Bruto Prodhimi Vendor kroat (BPV) në tremujorëshin e parë të këtij viti shënoi rënie prej 6.7 për qind, që është përqindja më e madhe negative për ekonominë kroate që nga mëvetësimi i saj deri më sot.

Sipas të dhënave, rënia është regjistruar në të gjitha kategoritë e BPV-së kroate, përveç në konsumin shtetëror.

Recesioni për ekonominë kroate do të shpallet pas shpalljes së të dhënave për tremujorëshin e dytë, duke marrë parasysh atë se vitin e kaluar ekonomia kroate realizoi rritje minimale pre 0.2 %.