LAJMI I FUNDIT:

“Vodafone” e interesuar për “T-Mobile UK”

“Vodafone” e interesuar për “T-Mobile UK”

Kompania më e madhe botërore për telefoni celulare, sipas fitimit, "Vodafone", mendon të dërgojë ofertë për blerjen e degës britanike të "Deutsche Telecom".

Siç publikoi sot gazeta "Financial Times", "Vodafone" po ashtu do ta shqyrtojë edhe opsionin e bashkimit me "T-Mobile UK".

Nëse vjen deri te marrëveshja, "Vodafone" do të kontrollojë 40 për qind të tregut britanik të telefonisë celulare, me çka do të bëhet numër një në rajon.

Por, këtë transaksion do të mund ta bllokonte Agjencia për mbrojtje të tregut.