LAJMI I FUNDIT:

AAK reagon ndaj vendimit të qeverisë për importimin e mishit

AAK reagon ndaj vendimit të qeverisë për importimin e mishit

Grupi punues për bujqësi pylltari dhe zhvillim rural i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cilëson si të gabuar vendimin e qeverisë së Kosovës që tani e tutje importues të mishit në Kosovë të jenë vetëm kompanitë ndërkombëtare.

Ky subjekt politik ka shprehur brengosjen e saj edhe për gjendjen e përgjithshme, që sipas tyre është jo e mirë në sektorin e bujqësisë në përgjithësi.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që importues të produkteve me prejardhje shtazore në Kosovë të jenë kompanitë ndërkombëtare është gabim tha prof, Imer Rusinovci, udhëheqës i grupit për bujqësi pylltari dhe zhvillim rural i AAK-së.

Duke folur për gjendjen e kulturave bujqësore në Kosovë, të cilën e vlerësoi si të mjerë, Rusinovci tha se vendi ynë kategorizohet në grupin e shteteve importuese, duke eksportuar para të gatshme nga buxheti i saj.


Nevojat e Kosovës për prodhime ushqimore janë të mëdha tha ai dhe shtoi se mbi 50% e produktit bujqësor aktualisht në Kosovë vjen nga importi.

Sipas Rusinovcit, në Kosovë rreth 68% e sipërfaqeve të përgjithshme janë punuese dhe 32% janë kullosa, prandaj hartimi i programeve të qarta për zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë është çelësi kryesor i zhvillimit ekonomik. /rtv21/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori