LAJMI I FUNDIT:

Fiati, interes ndaj Opelit, por jo ofertë të re

Fiati, interes ndaj Opelit, por jo ofertë të re

Fiati është ende i interesuar për Opelin, por nuk do të paraqesë një ofertë të re. Kështu është shprehur administratori i grupit, Marchionne pas takimeve të fundit në Detroit për të shpejtuar programet me Chrysler.

Deklaratat e tij kanë ardhur pasi shtypi gjerman ka folur për prezantim të ofertave të reja me të detajuara për Opelin nga ana e katër konkurrentëve të interesuar për blerjen e kompanisë.

“Nuk besoj se mund të përmirësohet oferta e Fiatit”, është shprehur Marchionne.