LAJMI I FUNDIT:

Operatorët turistikë në alarm: Muaji qershor na ka falimentuar biznesin

Operatorët turistikë në alarm: Muaji qershor na ka falimentuar biznesin

Hotelet nga Durrësi në Sarandë nuk kanë regjistruar asnjë klient. Fushata elektorale, kriza dhe reshjet shkaqet e mungesës së turistëve.

Operatorët turistikë të vendit kanë dhënë alarmin se janë në prag të falimentimit nisur nga ecuria e dobët e zhvillimit të sezonit turistik dhe mungesa e turistëve. Ata kanë evidentuar dhe shkaqet kryesore që po e pengojnë ecurinë normale të kësaj industrie, duke kërkuar ndihmë nga shteti.

Sipas tyre, fushata elektorale, kriza botërore dhe reshjet kanë çuar në dështimin e muajit të parë të sezonit turistik në Durrës. Operatorët turistikë gjatë këtij muaji kanë strehuar nëpër dhomat e tyre vetëm 2 për qind pushues të kapaciteteve të tyre akomoduese, ose 8 mijë pushues. Shumica e këtij kontingjenti kanë qenë nxënës shkollash nga Kosova e Maqedonia, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë pushues ditorë.

Ndërsa, pronarët e plazheve private deri tani nuk kanë nxjerrë as shpenzimet e ditës, e jo më fitime. Operatorët turistikë evidentojnë tre, si shkaqet më kryesore që shënojnë shifrat më të ulëta të frekuentimit të turistëve në vitet e fundit. E para është fushata elektorale, e cila ka angazhuar mijëra e mijëra vetë, të cilët për momentin e kanë harruar plazhin.


E dyta është kriza ekonomike, e cila ka detyruar mjaft pushues që ta shtrëngojnë dorën, dhe e treta është prishja e motit gjatë javës së fundit. Shoqëritë turistike dhe pronarët e komplekseve turistike shpresojnë që përfundimi i zgjedhjeve dhe përmirësimi i motit të risjellë turistët.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori