LAJMI I FUNDIT:

Trusti ka kthyer 30 milionë euro

Trusti ka kthyer 30 milionë euro

Guvernatori i Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi vlerësoi se edhe në vitin 2009 ka rritje të depozitave, kreditimit mirëpo jo si në vitin 2008. “Problemet kanë filluar të shfaqen në sektorin real të ekonomisë, në ato sektor që janë me ndikim më të vogël në rritjen ekonomike të Kosovës...”, tha Rexhepi.Sipas tij, kryesisht janë goditur eksportet e Kosovës, remitancat të cilat edhe pse tregojnë qëndrueshmëri kanë trend të uljes prej 5-9%.

Gjatë publikimit të raportit për vitin 2008 të BQK , vlerësohet se në vitin 2008 nuk është vërejtur kriza financiare globale në Kosovë, ndersa në 2009 vendi do të përballet me sfida me te medha ndërsa problemet edhe pse në masë jo të lartë kanë filluar të shfaqen në sektorin real të ekonomisë, si në eksport, remitanca dhe në investime.

Gurvenatori Rexhepi vlerësoi se edhe sektori i investimeve është “prekur pak” nga kriza financiare globale dhe mund të ketë impakt të caktuar në dinamikën e zhvillimeve. Sipas Rexhepit kanë paralajmëruar se viti 2009 do të jetë vit më i rëndë për shkak të ambientit të përgjithshëm ndërkombëtarë që është krijuar për shkak të krizës financiare ndërkombëtare.

Sipas tij, Trusti Pensional pas zgjedhjes së bordit është funksional dhe ajo çfarë theksoi se është inkurajuese për të gjithë është fillimi i funksionimit të tregjeve financiare ndërkombëtare dhe performimi i tyre i mirë.


Ai njoftoi se nga muaji mars kthimi nga investimet e Trustit kanë shënuar vazhdimisht rezultate pozitive, kështu që për tre muaj u tha se ka pasur kthime pozitive diku rreth 30 milionë euro.

Vitin e kaluar ky institucion kishte humbur rreth 100 milion euro, pas renies se aksioneve.

Ndryshe, në raportin për vitin 2008 thuhet se në këtë vit me gjithë shtrirjen ekonomia e Kosovës kishte një rritje reale të Bruto Produktit të Brendshëm prej 5.4%.

“Sektori financiar i Kosovës vazhdoi me performancë të kënaqshme. Gjatë vitit 2008 sektori bankar i cili vazhdon të zë vendin kryesor në sistemin financiar të Kosovës, kishte një normë vjetore të rritjes së depozitave prej 26.4% dhe kredive 32.7%, duke financuar në masë të madhe konsumin dhe investimet e sektorit privat”, thuhet në raportin e BQK për vitin 2008. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori